Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - TREPÇA

Trepça tregon forcën, Vëllaznimi pëson pas 6 ndeshjeve

Trepça tregon forcën, Vëllaznimi pëson pas 6 ndeshjeve


2 December, 2023 @20:49

Pas 6 fitoreve radhazi në ligë, Vëllaznimi është mposhtur sonte nga Trepça në Gjakovë.

Si zakonisht, atmosfera në Gjakovë edhe sonte ishte fenomenale, por festë të fitores nuk kishte, me mitrovicasit që e fituan takimin me rezultat 82-89.

Trepça e kontrolloi ndeshjen deri në çerekun e katërt, ku epërsia më e madhe e tyre ishte 23 pikë, kurse Vëllaznimi e ngushtoi diferencën deri në 6 pikë, por nuk arriti më shumë dhe pësoi pas 6 fitoreve rresht.

Jordy Tshimanga ishte më i miri te skuadra mitrovicase me 20 pikë e 9 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Drilon Hajrizi me 15 pikë, 10 kërcime e 4 asistime dhe Darnell Edge me 15 pikë, 6 asistime e 5 kërcime.

Te Vëllaznimi si zakonisht më i miri ishte Samuel Sessoms. Ai luajti me 20 pikë, 9 asistime e 5 kërcime, derisa u veçuan edhe Burim Zekiqi e Ardit Pepaj me nga 15 pikë secili.

TABELA AKTUALE

Kjo fitore bën që Trepça ta vazhdojë kryesimin e ligës me 9 fitore e 2 humbje, kurse Vëllaznimi për momentin është i katërti në renditje me 6 fitore e 5 humbje.

Në xhiron tjetër Trepça takohet me Prizrenin, derisa Vëllaznimi me Yllin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga