NJË MUNGESË E NJË RIKTHIM!
Muhamedali Janjeva mungon për 4 javë
4 December, 2023 @14:32
Prishtina ka bërë të ditur sot se basketbollisti i tyren Muhamedali Janjeva është lënduar dhe do të mungojë për katër javë në ekip. Bardhekaltërit iu kthyen fitores në fundjavë, duke mposhtur Istogun, ndërsa përgjatë minimalisht 30 ditëve të ardhshme nuk do të mund të llogarisin te lojtari vendor i tyre.
Në ndërkohë, Prishtina ka bërë të ditur se Lejson Zeqiri do të jetë i gatshëm për të hyrë në lojë nga xhiroja e ardhshme e Superligës. Prishtina ka aktualisht bilanc 6-5 në Superligë, ndërsa në xhiron që vjen është mysafire e Bashkimit.
“Ju njoftojmë se basketbollisti ynë Muhamedali Janjeva ka pësuar lëndim muskulor dhe do të jetë jashtë parketit rreth 4 javë.
Lejson Zeqiri nga ndeshja e ardhshme do te jetë i gatshëm për lojë.” ka shkruar njoftimi i KB Prishtina.