Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË PËR PRISHTINËN!

Dardani shkëlqen, Prishtina njofton Lovçenin me humbje!

Foto: KBPrishtina/ fb

Dardani shkëlqen, Prishtina njofton Lovçenin me humbje!


6 December, 2023 @21:55

Prishtina, dy herë fituese e BIBL, ka shënuar fitoren e parë në ndeshjet e këtij stinori në këtë ligë, ndërsa ka mposhtur ekipin e pamposhtur deri tash, Lovçenin e Cetinjes nga Mali i Zi.

Basketbollistët e drejtuar nga Albert Sylejmani kanë dominuar ndeshjen, ndërsa kanë krijuar avantazhin e madh në 10 minutat e fundit të lojës, kur morën çerekun e katërt me 22-6 për të fituar ndeshjen me mbi 30 pikë dallim, 96-65.

Dardan Berisha ka shkëlqyer në fitoren e Prishtinës, duke kryer ndeshjen me 27 pikë, 2 asistime e 3 kërcime. 18 pikë e 7 kërcime i ka bërë Shaheed Davis në fitore, ndërsa me 13 pikë e 8 kërcime është dalluar Fisnik Rugova.

Te mysafirët, që pësuan për herë të parë pas tre ndeshjesh në BIBL, më efikasi ka qenë Andreja Stevanovic me 13 të shënuara.

Me fitore, Prishtina tash ka bërë bilancin 1-1, pasi që ka dy ndeshje të zhvilluara. Ndeshja e radhës për Prishtinën luhet përsëri si vendas, ndërsa kundërshtar është ekipi tjetër malazez, Plevlja. Lovçen me sonte ka bilancin 3-1.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga