Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË PËRFORCIM

Istogu nuk ndalet së përforcuari

Istogu nuk ndalet së përforcuari


5 December, 2023 @19:16

Edhe një amerikan, edhe një përforcim për Istogun brenda dy ditëve të fundit. Ekipi i “Djemve të bjeshkës” pos DaQuan Brooksit të lajmëruar dje ka arritur të sigurojë edhe shërbimet edhe të alos amerikane, Desmond Halloway.

Basketbollisti në fjalë, 33-vjeçar është 194cm i gjatë dhe luan në pozitën e alos. Ai ka bërë karrierë në Amerikën Jugore, duke luajtur në ligat argjentinase, braziliane, uruguajane, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e ekipit kolumbian Piratas.

Aty, Halloway ka pasur mesatarisht 32 minuta për ndeshje ndërsa ka luajtur me 15 pikë mesatarisht, duke bërë edhe 2 asistime e 7.4 kërcime për ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga