SUPERLIGA: TRAJNERI I TRETË QË NDËRROHET NË 23/24
Bashkimi ndanë rrugët me Edin Kërveshin
4 December, 2023 @15:59
Bashkimi bëhet ekipi i radhës në Superligë që ndanë rrugët me trajnerin. Pas humbjes në derbin lokal prej Prizrenit dhe regjistrimit të disfatës së katërt në pesë ndeshjet e fundit në Superligë, Bashkimi ka ndarë rrugët me trajnerin Edin Kërveshi.
KB Bashkimi ka lëshuar njoftimin pak më parë, ndërsa ka falenderuar trajnerin prizrenas për punën e bërë deri sot.
“Faleminderit Edin Kërveshi!
Klubi njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Edin Kërveshi .
Trajnerin e falenderojmë për kontributin e dhënë deri më sot.
Deri në një vendim të ardhshëm të klubit, skuadrën do ta drejtojë ndihmëstrajneri Elbesar Gështenja.” - ka shkruar njoftimi i klubit.
Prej serisë pozitive që kishte Bashkimi, tashmë ka rënë në pozitë të gjashtë të Superligës, ndërsa ka bilanc 4-7!
Me këtë, Bashkimi bëhet ekipi i tretë në Superligë që ndërron trajnerin nga fillimi i stinorit, pas Vëllaznimit dhe Prishtinës.