PAS 2 VITESH, NDAJNË RRUGËT!
Ylli ndërpren bashkëpunimin me Henrik Sirkon
7 December, 2023 @15:55
Basketbollisti kroat që në Kosovë luan si vendas, Henrik Širko, nuk është më pjesë e Yllit. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë skuadra suharekase, ndërsa ka falenderuar basketbollistin në fjalë për bashkëpunimin e deritashëm.
“Klubi dhe Henrik Širko ndajn rrugët pas plot dy vitesh, një vendim jo i lehtë pas një të kaluare me shum sukses. Faleminderit për të gjitha kampion Henrik Širko,” ka shkruar KB Ylli në njoftim (pa ndërhyrje).
Širko 31-vjeç i lindur në Šibenik të Kroacisë, këtë stinor ka pasur mesatare prej 26 minutave te Ylli në Superligë, ndërsa ka shënuar 11.6 pikë për ndeshje, 3.2 asistime dhe 4.8 kërcime.