Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E PESTA RRESHT PËR TREPÇËN!

Hajrizi shkëlqen, Trepça jep 40 pikë në çerek të fundit për fitore

Fotot: KBTrepca/ fb

Hajrizi shkëlqen, Trepça jep 40 pikë në çerek të fundit për fitore


10 December, 2023 @21:00

Trepça ka mbyllur xhiron e dymbëdhjetë të Superligës në ndeshje ndaj Prizrenit sonte, ndërsa ka fituar ndeshjen duke bërë dallim të madh në çerek të fundit kur “bombardoi” koshin kundërshtar duke shënuar 40 pikë karshi 13 të pranuarave për të fituar ndeshjen me 28 pikë dallim, 104-76.

Drilon Hajrizi ka qenë i jashtëzakonshëm sonte në ndeshje, duke shënuar 22 pikë, 6 asistime, 13 kërcime, 2 topa të rrëmbyer dhe 2 bllokada. Hajrizi kreu lojën me indeks efiçence 41! Ai shutoi edhe thuajse perfekt për tre pikë, duke shënuar katër nga pesë tentime përgjatë ndeshjes.

Drilon Hajrizi

Koshashënues më i mirë te mitrovicasit ishte Darnell Edge me 24 pikë e 7 asistime. Dardan Kapiti luajti me 16, ndërsa Kevin Bracy-Davis bëri 12 pikë tjera. Me këtë, ekipi i Adis Beciragicit bëhet skuadra e parë këtë stinor që arrin 10 fitore, ndërsa mitrovicasit kanë shënuar fitoren e pestë me radhë!

TABELA AKTUALE

Prizreni në anën tjetër përkundër se luftoi mjaft në tre çerekët e parë, te të cilët sonte debutoi Arti Hajdari, në çerekun e fundit u ra mbrojtja! Hajdari dha më së shumti pikë, 25, ndërsa shutoi 4/9 për tre pikë. Ty Cockfield mbylli ndeshjen me 15, ndërsa Desi Sills me 13 pikë.

Fitorja, bën që Trepça të vazhdojë lidershipin në Superligë me bilanc 10-2, ndërsa Prizreni mbetet i parafundit në tabelë me bilanc 4-8. Në xhiron e radhës Trepça pret ekipin tjetër nga qyteti i Prizrenit, Bashkimin, ndërsa Prizreni luan ndaj Yllit.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga