Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS YLLIT, SIRKO ZGJEDH PRISHTINËN

Henrik Širko zyrtarizohet te Prishtina

Henrik Širko zyrtarizohet te Prishtina


12 December, 2023 @14:25

Pas ndarjes me Yllin dhe titujve të fituar aty, basketbollisti kroat që ka disa vite karrierë në Kosovë, Henrik Širko është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Prishtinës.

Bardhekaltërit e kanë zyrtarizuar lojtarin në fjalë para disa minutash, ndërsa kanë shkruar shkurt në rrjetet sociale, “Mirë se erdhe Henrik Širko”.

Henrik Sirko @ Prishtina

Širko 31-vjeç i lindur në Šibenik të Kroacisë, këtë stinor ka pasur mesatare prej 26 minutave te Ylli në Superligë, ndërsa ka shënuar 11.6 pikë për ndeshje, 3.2 asistime dhe 4.8 kërcime.

Basketbollisti në fjalë që luan në pozitat 2-3, pos Yllit ka qenë edhe pjesë e Pejës në Superligë. Ai njeh mirë basketbollin e Kosovës, ndërsa është 198-centimetra i gjatë.

Prishtina nuk ka nisur mirë stinorin 2023/24 në Superligë. Ekipi që nisi sezonin me trajnerin lituanez Zydrunas Urbonas, tash po e vazhdon me prishtinasin Albert Sylejmani.

Pas XII xhirove të luajtura në Superligë, Prishtina aktualisht është e katërta me bilanc 7-5, ndërsa pos garave vendore po merr pjesë edhe në BIBL, ku aktualisht ka një fitore e një humbje, ndërsa sot luan duelin e radhës në kryeqytet ndaj KK Pljevlja.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga