Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPEROHET ME SUKSES, FAZA E SHËRIMIT NË PROCES

Tervell Beck do të mungojë për 3 muaj

Tervell Beck do të mungojë për 3 muaj


12 December, 2023 @22:18

Basketbollisti amerikan, Tervell Beck, që pas lëndimit të pësuar mungoi për disa ndeshje te Peja, është operuar dhe ka kaluar me sukses operimin - ka bërë të ditur KB Peja sonte.

Beck në fakt u operua të premten, ndërsa pas gjendjes stabile postoperative është thënë se tash e tutje mund të nis fazën e tretmanit për t’iu kthyer fushave.

Tervell Beck

Kjo fazë pritet të zgjat rreth tre muaj ka bërë të ditur KB Peja, ndërsa ai do të jetë në mbikqyrje të ekipit mjekësor të kampionëve, Festim Mema, Mazllum Jevriqi dhe Shpëtim Panxhaj. Beck u operua nga dr. Shkumbin Berisha.

Beck para lëndimit, në Superligë luajti tetë ndeshje me mesatare prej 28.5 minutave, ndërsa ka shënuar 14 pikë për ndeshje, 6.8 kërcime dhe 1.4 asistime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga