NGA INFORMATORI NR. 12
Bashkimi dhe Trepça dënohen me nga 1500 €
15 December, 2023 @9:29
Skuadra e Bashkimit dhe ajo e Trepçës që do të ndeshen këtë fundjavë në mes vete në kuadër të Superligës, janë dënuar për incidentet e shkaktuara në xhiron e kaluar nga KG-ja i FBK-së me nga 1 mijë e 500 euro secila.
Të dyja ekipet kanë marrë dënimet për shkelje të neneve të njëjta të PG-së, 500 euro është konform nenit 51.3 ndërsa 1000 euro konform nenit 51.12.
Bashkimi ka qenë vendas ndaj Prishtinës në xhiron e kaluar, ku u mposht 82-98. Ndërsa Trepça priti Prizrenin që e mposhti 104-76.
Përshkrimi i shkeljes 51.3: Hedhja e gjësendeve të forta në fushë të cilat mund të shkaktojnë lëndime të lehta (si: shkrepëset, monedhat, shishet e plastikës, etj.).
Përshkrimi i shkeljes 51.12: Largimi në teshatore pas vërejtjes së parë nga gjyqtari i parë (5 minuta).