Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - PRISHTINA

Luftë deri në fund, Prishtina mposhtë Pejën në “Karagaç”

Luftë deri në fund, Prishtina mposhtë Pejën në “Karagaç”


16 December, 2023 @21:27

Dy kundërshtarët e përjetshëm të basketbollit kosovar, Peja e Prishtina, u përballën sonte në “Karagaç”.

Takimin në fjalë e fitoi Prishtina me rezultat të ngushtë 78-81.

Çerekun e parë e fitoi Prishtina 19-26, e të dytin më pas Peja 23-15, dhe skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me dallim një-pikësh, 42-41 për Pejën.

TABELA AKTUALE

Më pas, siç po ndodhë shpesh në dy sezonet e fundit të Superligës, gjatë çerekut të tretë pati zbrazje të sallës në Pejë dhe minutat e fundit të çerekut të tretë dhe komplet çereku i katërt u luajtën pa shikues.

Gjatë pjesës së dytë të lojës më e mirë ishte skuadra e Prishtinës, që në fund e fitoi takimin me rezultat 78-81.

Shaheed Davis me 26 pikë dhe Dardan Berisha me 20 pikë ishin më të mirët te Prishtina sonte, e te Peja më së shumti pikë pati Larry Thomas, gjithsej 17. Nga 16 pikë te pejanët patën Meriton Ismaili dhe Justin Davis.

Interesant është fakti që sonte banka rezervë e Prishtinës nuk e shënoi as edhe një pikë. Të gjitha pikët e skuadrës kryeqytetase u shënuan nga pesëshja startuese.

Përforcimi më i fundit i Prishtinës, Henrik Sirko, nuk pati të drejtë loje për Prishtinën sonte. Ai do të ketë të drejtë lojë pas hapjes së afatit kalimtar të transfereve, gjë që do të ndodhë në janar.

Për momentin, Peja ka bilanc 9-4 dhe ndodhet e dyta në renditje, kurse Prishtina është një pozitë më poshtë.

Xhiron që vjen, Peja i shkon Bashkimit, kurse Prishtina e pret Vëllaznimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga