Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - BASHKIMI

6 radhazi për Trepçën, Jonchevski e nis me humbje te Bashkimi

6 radhazi për Trepçën, Jonchevski e nis me humbje te Bashkimi


16 December, 2023 @18:42

Gjashtë fitore me radhë për Trepçën në Superligë!

Kryesuesi i ligës sonte shënoi fitore ndaj Bashkimit në “Minatori”. Këtë të fundit Trepça e mposhti me rezultat 84-67.

Te Bashkimi sonte debutoi kryetrajneri Aleksandar Jonchevski, i cili më parë e kishte drejtuar edhe Trepçën. Në debutimin e tij te prizrenasit, Jonchevski u detyrua të pajtohet me humbje.

Trepça e filloi mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 20-11. Më pas, Bashkimi u përmirësua pak në 10-minutëshin e dytë dhe skuadrat shkuan në pushim pranë rezultatit 38-30.

TABELA AKTUALE

Me mjaft përvojë e pa shumë probleme, Trepça e menaxhoi mjaft mirë edhe pjesën e dytë dhe arriti ta mbyllë ndeshjen me fitore. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 84-67.

Kevin Bracy-Davis ishte më i miri te Trepça sonte. Ai luajti me 24 pikë, 7 kërcime e 3 asistime.

Te Bashkimi, Samir Zekiqi, në qytetin e tij të lindjes, me 15 pikë, 7 kërcime e 2 asistime ishte më i miri.

Kështu, Trepça vazhdon kryesimin e ligës, kurse për prizrenasit kjo ishte humbja e nëntë sezonale.

Xhiron që vjen, Trepça i shkon Yllit, kurse Bashkimi e pret Pejën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga