Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - YLLI

Ylli mposhtë Bashkimin, humbja e katërt rresht e Bashkimit

TOPSPORTI / A.P

Ylli mposhtë Bashkimin, humbja e katërt rresht e Bashkimit


11 November, 2023 @21:40

Në takimin e luajtur sonte mes Bashkimit dhe Yllit në Prizren, fitore ka shënuar skuadra suharekase.

Takimi në fjalë u mbyll me rezultat 73-81.

Pjesa e parë ishte e ngushtë, derisa dallimi u bë në pjesën e dytë, sidomos në çerekun e tretë.

Në çerekun e tretë lojtarët e Bashkimit Samir Zekiqi dhe Grant Lozoya, kishin një fjalosje, derisa ka ndikuar edhe në lojën e Bashkimit. Këtë e shfrytëzoi më së miri Ylli dhe e krijoi epërsinë e duhur.

Skuadra prizrenase edhe pse e afroi disavantazhin prej 16 pikëve të Yllit deri në 4 pikë në fund, por nuk arriti të shënojë fitore.

Gëzim Morina me 23 pikë e 6 kërcime ishte më i miri te Ylli, kurse u ndihmua edhe nga Valon Bunjaku me 17 pikë dhe Jalen Nesbitt me 15 pikë të tjera.

Te Bashkimi u dalluan Isiah Umipig dhe Erik Copes me nga 18 pikë secili.

TABELA AKTUALE

Ylli tani ka 4 fitore e 4 humbje dhe gjendet në pozitën e tretë aktualisht, kurse Bashkimi me 3 fitore e 5 humbje gjendet në pozitën e gjashtë.

Në xhiron tjetër Ylli takohet me Istogun, derisa Bashkimi me Vëllaznimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga