Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - PEJA

Vëllaznimi fantastik në “Shani Nushi”, seria pejane ndalet në Gjakovë

Foto: KBVellaznim/ fb

Vëllaznimi fantastik në “Shani Nushi”, seria pejane ndalet në Gjakovë


11 November, 2023 @19:25

Seria prej 7 fitoreve radhazi e Pejës është ndalur sot nga Vëllaznimi në Gjakovë. Ky i fundit e fitoi takimin e sotëm ndaj pejanëve në “Shani Nushi” me rezultat 100-99.

Ndeshja ishte tejet e ngushtë dhe fituesi u vendos pas vazhdimit 5-minutësh, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 90-90.

TABELA AKTUALE

Për gjakovarët kjo ishte fitorja e katërt me radhë në ligë.

Vëllaznimi ka shënuar fitoren e katërt radhazi, që ishte ndaj kampiones së Kosovës, Pejës. Njëherësh kjo ishte humbja e parë për verdhezinjtë në këtë kampionat pas shtatë fitoreve. Kuqezinjtë triumfuan 100:99 (27:28, 19:28, 26:21, 18:13, 10:9).
Por, në çerekun e katërt u zhvillua një dramë e vërtetë, ku në fund Malcolm Armstead shënoi dy pikë për 90:90, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime. Edhe në vazhdime ishte sfidë shumë interesante, por kësaj radhe vendasit ishin më të vëmendshëm dhe detajet e vogla vendosën fituesin që përfundoi 100:99.
Te Vëllaznimi, Sammuel Sessoms kishte 30 pikë, tetë kërcime e tetë asistime dhe Jalen Ray 29 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te Peja u dalluan Jacob Calloway me 29 pikë e gjashtë kërcime dhe Justin Davis me 21 pikë e nëntë kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga