Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I RADHËS NË FIBA EUROPE CUP

Peja nesër pret liderin e grupit, Niners Chemnitz

Urald King, në ndeshjen e fundit të Pejës, ndajj Bashkimit/ Foto: FBK

Peja nesër pret liderin e grupit, Niners Chemnitz


7 November, 2023 @11:06

Me fillim prej orës 19:00 të mërkurën mbrëma, Peja pret liderin e Grupit H të FIBA Europe Cup, Niners Chemnitz. Këta të fundit janë aktualisht skuadra e vetme në grup që s’ka pësuar dhe janë para Pejës në renditje tabelare.

Verdhezinjtë do të kenë punë të vështirë, por me një fitore potenciale do të hapnin gjerë rrugën për kualifikim tutje nga Grupi H në kuadër të FIBA Europe Cup.

Biletat kanë nisur të shiten për këtë ndeshje, ndërsa “Karagaçi” pritet të jetë plot në përkrahje të ekipit më në formë nga Kosova këtë stinor, pasi që nuk ka pësuar ende në Superligë, ndërsa ka shënuar dy fitore nga tre ndeshjet e para në FEC.

Në duelin tjetër të grupit, Stargard pret Den Boschin.

TABELA AKTUALE:

1. Chemnitz 3-0
2. Peja 2-1
3. Stargard 1-2
4. Den Bosch 0-3.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga