Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VJEN ZËVENDËSIMI PËR COOKUN - EMËR SHUMË I NJOHUR NË PEJË!

Peja rikthen Larry Thomasin

Foto: BIBL

Peja rikthen Larry Thomasin


7 November, 2023 @14:36

Vetëm një ditë pas zyrtarizimit të largimit të Aaron Cook Jr. Peja i gëzuar tifozët e saj me rikthimin e basketbollistit që ka qenë ndër lojtarët kyq në rrugëtimin e tyre për titull kampioni në stinorin e kaluar — Larry Thomas.

Basketbollisti në fjalë luajti për Mechelenin, ku në gjashtë paraqitje në FIBA Europe Cup me ta arriti mesatare prej 7.3 pikësh për ndeshje, 1.8 asistime dhe 2.3 kërcime për lojë. Ai aty kishte mesatarisht 18.5 minuta për lojë.

Larry Thomas

Në stinorin e kaluar te Peja ka pasur mesatare prej 12.8 pikë për ndeshje, 4.5 asistime dhe 4.3 kërcime.

”Çfar lajmi i bukur miq, një ditë para ndeshjes historike me Niners Chemnitz, kemi arritur të zyrtarizojmë rikthimin e Larry Thomas.
Larry do arrijë në Pejë gjatë muajit Nëntor, ndërsa ne shihemi nesër në Karagaç me fillim nga ora 19:00.”
- ka shkruar KB Peja në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga