Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

"KARAGAÇ"

Peja ndahet me Aaron Cook Jr.

Fotot: KBPeja/ fb

Peja ndahet me Aaron Cook Jr.


7 November, 2023 @10:31

Përmes një njoftimi të lëshuar mbrëmë, Peja ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistin amerikan Aaron Cook Jr., duke i dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.

Cook kishte ardhur në fillim të këtij stinori te Peja, por nuk është se bëri ndonjë dallim. Ai ka regjistruar pesë paraqitje në Superligë të Kosovës duke bërë 4 pikë e 4 asistime për ndeshje mestarisht, ku ka pasur 19.2 minuta për lojë mesataren.

Në FIBA Europe Cup, Cook ka luajtur të trija ndeshjet e deritashme të Pejës me mesatare prej 13 minutave për lojë, ndërsa ka shënuar 2.7 pikë mesatarisht dhe 1 asistim për ndeshje.

Aaron Cook @ Peja

“Klubi dhe Aaron Cook Jr. me marrëveshje reciproke kanë ndarë rrugët drejt së ardhmës. Ne duam ta falemnderojmë Aaron Cook për kontributin e dhënë nën fanelën e Klubit të Basketbollit Peja.
Aaron, të urojmë fillimisht shëndet, e më pas fat e sukses në rrugëtimin tënd jetësor,”
ka shkruar KB Peja në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga