TREPÇËS I MBETEN EDHE DY NDESHJE!
Grupi i Trepçës, FEC largon ekipet izraelite nga gara
7 November, 2023 @9:26
Pa ndonjë njoftim zyrtar në uebfaqen e tyre, FIBA Europe Cup ka larguar të gjitha ekipet pjesëmarrëse izraelite nga garat e mëtutjeshme të këtij stinori. Ajo mund të vërehet lehtë, nëse shkohet në grupet ku kanë qenë të planifikuar të luajnë ekipet izraelite, përshi edhe Grupin G ku merr pjesë Trepça.
Kështu, tash për mitrovicasit i bie që kanë zhvilluar gjysmën e ndeshjeve në Grupin G, pasi që janë mposhtur nga Leiden dhe Dunkerque. Këtë mesjavë Trepça pushon, ndërsa në dy mesjavat e ardhshme (15 dhe 22 nëntor) ekipi i Adis Beciragic do të luajë ndeshjet e fundit të grupit.
Si duket akordi për Qipron si nikoqire të ndeshjeve dhe zhvillimin e dueleve si vendas aty, nuk ka ardhur në mes të FIBA Europe dhe ekipeve ose Federatës izraelite, kështu që ato janë tërhequr nga garat në pamundësi të organizimit të ndeshjeve në ishullin e Mesdheut. Kështu tash të gjitha grupet ku kanë qenë ekipet izraelite kanë mbetur me tre garues, ndërsa te Grupi G i Trepçës pjesëmarrës ka qenë Hapoel Galil Elion.
TABELA AKTUALE E GRUPIT H:
1. Leiden 2-0
2. Dunkerque 1-1
3. Trepça 0-2.
Ndeshjet e mbetura:
8 nëntor, Dunkerque-Leiden
15 nëntor, Leiden-Trepça
22 nëntor, Trepça-Dunkerque.