Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË TREPÇËS

Beciragic: Ndeshjen e humbëm në pjesë të parë

Foto: KBTrepca/fb

Beciragic: Ndeshjen e humbëm në pjesë të parë


5 November, 2023 @23:35

Trajneri i Trepçës, Adis Beciragic, në deklaratën e tij dhënë pas humbjes nga Ylli ka thënë ndër të tjera se ekipi i tij ndeshjen e humbi në pjesë të parë. Kjo, pasi që Ylli dha shumë pak pikë në këtë pjesë, e pastaj gjithçka u vështirësua.

“Ne e humbëm lojën në pjesë të parë, kur shënuam vetëm 24 pikë. Kjo nuk ishte aspak mirë. Pas kësaj harxhuam shumë energji për t’i zënë ata. Edhe pse nuk luajtëm mirë në sulm, i kapëm në rezultat dhe kishim dy topa për të fituar ndeshjen dhe nuk i shfrytëzuam. Në vazhdime, ata ishin pak më të mirë. Por, gjithçka nisi me sulm jo të mirë sonte…” ka thënë trajneri boshnjak i ekipit mitrovicas pas ndeshjes.

Trepça me humbje ndaj Yllit mbyll xhiron e shtatë të Superligës në pozitë të dytë të renditjes tabelare, me bilanc 5-2.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga