Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA PERFEKTE!

Peja s’ndalet, kryen ciklin e parë - të gjitha fitore

Foto: FBK

Peja s’ndalet, kryen ciklin e parë - të gjitha fitore


5 November, 2023 @20:46

Përkundër çerekut të parë, ku Bashkimi ishte në epërsi, Peja ka marrë kontrollin e lojës në çerek të dytë për të mos kthyer më kokën pas dhe për të shkuar te fitorja e shtatë me radhë në Superligë, duke e mbyllur ciklin e parë të ndeshjeve në elitë - si ekipi i vetëm pa humbje.

Verdhezinjtë kanë mposhtur Bashkimin e Prizrenit në “Karagaç” me rezultat, 91-83.

Lozoya

Justin Davis ka qenë i shkëlqyeshëm sonte, ndërsa ka qenë afër triple-double’it, pasi që dha 28 pikë, bëri 11 kërcime dhe asistoi 6 herë. Jay Jay Chandler luajti me 21 pikë, 3 asistime e 3 kërcime. Nga lojtarët tjerë të Pejës, vetëm edhe Arian Qallakaj dha pikë dyshifrore, duke shënuar 10.

TABELA AKTUALE

Te Bashkimi edhe një herë u pa mungesa e lojtarëve nga banka. Asnjë pikë s’erdhi për prizrenasit nga banka, derisa Edin Kërveshi luajti lojën me pesë lojtar kryesisht, duke i zëvendësuar pak sa për të pushuar. Grant Lozoya me 24 pikë, 5 asistime e 7 kërcime ka bërë gjithçka për të mbajtur ekipin në lojë, ndërsa koshashënuesi më i mirë ishte Isaiah Umipig që dha 29 pikë, ndërsa shutoi 5/10 për tri pikë. Me double-double lojën e kreu Erik Copes, që pos 16 pikëve bëri edhe 11 kërcime.

Peja

Peja, ekipi i vetëm perfekt në Superligë pas ciklit të parë të ndeshjeve, tashmë edhe zyrtarisht kaloi secilin kundërshtar nga një herë duke rreshtuar shtatë fitore nga shtatë ndeshje për bilancin 7-0! Bashkimi, bie në pozitën e pestë me 3-4.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga