Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E MADHE E SUHAREKASVE!

Ylli befason Trepçën në vazhdime

Pamje nga arkivi

Ylli befason Trepçën në vazhdime


5 November, 2023 @19:17

Ylli ka shënuar një fitore të madhe sonte në “Minatori”. Ekipi suharekas ka mposhtur Trepçën e favorizuar në një ndeshje që u zgjidh vetëm pas vazhdimeve. Mitrovicasit si duket kanë larguar disa të huaj nga ekipi dhe sot në skuadër kishin vetëm tre. E Ylli e shfrytëzoi këtë për të krijuar dallim 10 pikësh në pjesë të parë, 24-34.

Në pjesë të dytë Trepça e vendosur, u këndell, shkriu epërsinë, por jo sa për të fituar. Ndeshja shkoi në vazhdime. 22 sekonda para fundit të ndeshjes Tshimanga kishte shënuar për 61-58, ndërsa me tresh Sirko barazoi kur mbetën edhe 8 sekonda deri në fund të duelit. Bracy-Davis nuk shënoi në sekondën e fundit dhe dueli shkoi në vazhdime.

Aty, basketbollistët e Yllit, vendorët, shënuan pikët vendimtare të skuadrës, për të fituar ndeshjen 68-71 dhe për t’ia sjellë ekipit të Kostas Flevarakis një fitore të madhe, për të përmirësuar bilancin e përgjithshëm të skuadrës.

TABELA AKTUALE

Henrik Sirko ka shënuar 18 pikë e 8 kërcime në këtë ndeshje, ndërsa Chris Harris ka mbyllë duelin me 12 pikë e 6 kërcime. Valon Bunjaku dha 8 pikë, kurse Jan Palokaj nëntë, në fitoren mjaft të luftuar të ekipit.

Mitrovicasit e drejtuar nga Adis Beciragic, përkundër disa mungesave, panë vetëm Mikaile Tmusicin e disponuar me 18 pikë e 7 kërcime dhe Kevin Bracy-Davisiin me 14 të shënuara. Nuk mjaftuan as 21 kërcimet e Jordy Tshimangës të shoqëruara me 9 pikë. E me 7 pikë duelin e përfunduan Drilon Hajrizi, Bravin Galloway dhe Erjon Kastrati.

Fitorja, bën që Ylli tash të ketë bilancin 3-4, ndërsa Trepça e mbyll ciklin e parë të ndeshjeve me 5-2!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga