Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIM TE FITORJA

Pas tre xhirosh, Prizreni i kthehet fitores

TOPSPORTI/ A. Paçarizi

Pas tre xhirosh, Prizreni i kthehet fitores


4 November, 2023 @21:06

Më në fund, ka ardhur edhe fitorja e dytë për ekipin e Prizrenit, që mposhti sonte pa shumë telashe Istogun e drejtuar nga Fikret Shatri. Bardhezinjtë nga qyteti i vjetër kanë fituar duelin, për të regjistruar fitoren e parë pas tre xhirosh humbjeje, me rezultat 94-73.

Prizreni ka pasur epërsinë në secilin fund-çerek, ndërsa nuk ka shikuar fare pas, duke shtuar epërsinë përgjatë ndeshjes për të fituar me 21 pikë dallim në fund - që është edhe fitorja më e thellë e tyre këtë stinor.

Te ekipi i Tuncay Bostanci është dalluar sonte Urim Zenelaj që ka bërë double-double me 22 pikë e 15 kërcime, ndërsa Desi Sills ka qenë i gjithanshëm me 20 pikë, 6 asistime e 6 kërcime. Edmond Kryeziu ka shënuar 12 pikë, duke qëlluar të gjitha nga largësia, pasi që shutoi 4/7 për tre pikë.

TABELA AKTUALE

Istogu, që përjetoi humbjen e gjashtë të stinorit, lojtarë më të dalluar sonte ka pasur të huajt, Matthew Lang që dha 19 pikë, si dhe Tyrese Prince që kreu lojën me double-double prej 15 pikësh dhe 11 kërcimesh.

Me fitore, Prizreni bën bilancin 2-5, ndërsa Istogu bëhet me bilanc 1-6.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga