Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË VËLLAZNIMIT PAS NDESHJES

Plantak: I lumtur për fitore, por më shumë të lumtur më bën fakti…

Foto: KBVellaznimi/ fb

Plantak: I lumtur për fitore, por më shumë të lumtur më bën fakti…


5 November, 2023 @10:16

Trajneri i Vëllaznimit, Josip Plantak, ka qenë jashtëzakonisht i kënaqur nga loja e ekipit të tij treguar në çerek të fundit ndaj Prishtinës, ku ekipi i tij ka shkrirë dallimin 11 pikësh për të fituar ndeshjen.

Por, atë pos fitores së madhe ndaj Prishtinës, që e ka theksuar, ka qenë edhe një fakt tjetër që e bën edhe më të lumtur, me të cilën ai thotë se ekipi i tij po tregon karakter.

Josip Plantak

“Natyrisht që jam i lumtur… ka qenë fitore gjigande, kundërshtar ka qenë Prishtina, mos të harrojmë. Por ajo që më bën më shumë të lumtur është fakti se tashmë po kthehemi në lojë dhe po fitojmë. Ishte njëjtë edhe ndaj Istogut edhe ndaj Yllit… e tash edhe ndaj Prishtinës. Kjo tregon që kemi karakter. Dhe po luajmë mbrojtje të mirë, që mua si trajner më pëlqen. Nëse luajmë fortë, mund t’i shkaktojmë telashe secilit… veçanërisht me çerekun e katërt të sotëm, jam krenar me lojtarët që i kam,” ka thënë trajneri kroat i Vëllaznimit pas ndeshjes së fituar ndaj Prishtinës.

Vëllaznimi që kishte një fillim-stinor për tu harruar me 4 humbje nga 4 ndeshjet e para, tash është në seri prej 3 fitoreve radhazi dhe ka bërë bilancin 3-4. Pas 7 xhirove të para ka përfunduar cikli i parë i ndeshjeve në Superligë dhe prej xhiros së ardhshme nis cikli i dytë i dueleve.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga