SERENA WILLIAMS
E aftë për tituj tjerë
7 January, 2014 @15:44
Martina Navratilova, që ka fituar 18 tituj Grand Slam në karrierë është e bindur se amerikanja Serena Williams do t’ia barazojë numrin e titujve Grand Slam dhe do ta kalojë atë.
“Nëse ajo do të mund të kalojë vitin pa lëndime, ajo do të kalojë edhe numrin 20 të titujve Grand Slam dhe do të shkojë edhe më shumë,” ka thënë 57 vjeçarja Navratilova, transmeton sot Eurosporti.
“E di se pas të 30-ave lëndimet e vogla rriten e rriten dhe fillojnë të bëhen të padurueshme, e nëse ajo nuk do të ketë kësi probleme, do të jetë e pandalshme,” ka shtuar amerikanja me origjinë çeke.
Australianja Margaret Court mban rekordin me 24 Grand Slame të fituara, derisa Steffi Graf ka arritur deri te numri 22 i titujve të fituar.
Williams 32 vjeçe është favoritja numër një për titullin e Australian Open që fillon javën e ardhshme në Melbourne të Australisë. Ajo është dëshumar si tenistja më e mirë e gjeneratës.