Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

QATAR OPEN

Titulli i parë

REUTERS

Titulli i parë


4 January, 2014 @21:28

Numri një i botës në tenis, Rafa Nadal, ka filluar vitin me trofe. Ai ka marrë sot titullin e 61-të në karrierë duke e mposhtur françezin pompoz Gael Monfils në finalen e Katarit 2-1 në sete. 

Fitorja në shkretëtirë e Nadalit e bëri atë të kalojë legjendën amerikane Andre Agassi në renditjen e fituesve të të gjitha kohërave në ATP. Nadal kaloi në vendin e tetë tani të kësaj renditjeje, derisa me këtë titull ka ngritur edhe epërsinë ndaj Novak Djokovicit, që ka preferuar të pushojë këtë javë. 

Në anën tjetër, Monfils, i cili dy fitoret në karrierë ndaj Nadalit i ka pasur pikërisht në Doha të Katarit (2009 dhe 2012), nuk ka arritur sot më shumë sesa të fitojë një set, pasi që Nadal ka qenë shumë më i lëvizshëm në terren të fortë, që i ka sjellë atij fitoren e parë në 2014. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis