RAFA NADAL
Me shpresa në finale
4 January, 2014 @9:50
Spanjolli i cili po bën ngrohjet e fundit para Grand Slamit të parë të vitit Australian Open, ka shënuar fitore të vështirë ndaj gjermanit numër 162 në botën e tenisit për të arritur finalen e Qatar Open.
Rafa Nadal nuk ka nisur mirë ndeshjes, derisa Peter Gojowczyk 24 vjeç, fitoi setin e parë 4-6. Mirëpo numri një i botës nuk la vend për befasi dhe nisi rikthimin në lojë për të nxjerrë finalen duke e mposhtur gjermanin që befasoi për të mirë, 6-2 dhe 6-3 në dy setet e fundit.
“Gjëja e mirë është se jam në finale në javën e parë të vitit pa përgatitje të mëdha. Pa luajtur lojën time më të mirë, gjeta zgjidhje,” ka thënë Nadal pas fitores.
Nadal në finale të Qatar Open do të luaj kundër françezit, Gael Monfils, që gjithashtu eliminoi një gjerman në gjysmëfinale - Floran Mayer, 2-0 në sete.
Mofils që po vuan nga një lëndim i lehtë nuk ka fituar asnjë titull që nga viti 2011. Ai ka humbur tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit me Nadalin, mirëpo kësaj radhe duket me një vetëbesim më të madh në terren dhe finalja e Katarit mund të bëhet tejet interesante.