BRISBANE INTERNATIONAL
Finalja Federer-Hewitt
4 January, 2014 @17:51
Të dy 32 vjeçarët, Roger Federer dhe Lleyton Heëitt, në tre sete kanë mposhtur kundërshtarët e tyre për të siguruar finalen e Brisbane International, gjë që tregon se nuk kanë pasur punë të lehtë.
Zvicerani Federer mposhti françezin, Jeremy Chardy 6-3, 6-7 dhe 6-3, derisa australiani Hewitt kaloi një pengesë më të vështirë, Kei Nishikorin e Japonisë, 5-7, 6-4 dhe 6-3.
Dyshja finaliste ka pasur ndeshje të shumta më parë dhe finalja pritet të jetë mjaft interesante. Turneu i Brisbane është paraturne i Grand Slamit, Australian Open, që është arena e parë madhore e stinorit 2014 që fillon në Melbourne të Australisë më 13 janar.