SHQIPTARJA

E arta për Tajvanin
7 August, 2016 @21:56
Në një përfundim dramatik, Hsu Shu-ching nga Tajvani siguroi të artën pas një përfundimi jo të këndshëm të garës.
Kinezja Yajun Li e cila shënoi rekordin olimpik në shkëputje me 101 kilogramë, nuk arriti të ngrit asnjë peshë në shtytje kur provoi 123 kg një herë dhe 126 kg dy herë. Kjo e la pa medalje fare, me Hidlyn Diaz nga Filipinet e cila mori medaljen të argjendtën. me 200 kilogramë në total, 88 në shkëputje dhe 112 në shtytje.
E bronzta i takoi koreanes Yoon Jin-hee me 199 kilogramë të ngritur në total.
Përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë disiplinë, Evagjelia Veli përfundoi garën si e dyta në finalen B me 165 kilogramë në total. Ajo në shkëputje ngriti 75 kilogramë, derisa në shtytje vetëm 90, pasi dështoi të ngrite 96 kilogramë në tentimin e tretë.