KOSOVA IN RIO

Kalon, Majlinda në gjysmëfinale
7 August, 2016 @17:04
Majlinda Kelmendi ka kaluar edhe sfidën çerekfinale duke e mposhtur mauritanezen Christianne Legentil.
Majlinda e ka mposhtur rivalen e saj, pasi që mauritanezja u ndëshkua tre herë për pasivitet në garë.
Kelmendi tani pret rivalen gjysmëfinale.
Kundërshtarja e radhës së Majlindës është japonezja Misato Nakamura, ndërsa ndeshja pritet të zhvillohet në ora 21 e 5.
Nakamura ka mposhtur mongolezen Tsolmon Adiyasambuu në raundin e parë, ndërsa në çerekfinale kaloi rusen e fortë, Natalia Kuziutina.