MAJLINDA KELMENDI

Majlinda në finale, siguron medalje olimpike për Kosovën
7 August, 2016 @21:19
Majlinda Kelmendi ka arritur finalen e Rio 2016 në kategorinë e saj duke e mposhtur japonezen Nakamura.
Majlinda fitoi pasi që japonezja morri një vërejtje, ndërsa ka luftuar jashtëzakonshëm duke u treguar e shpejtë dhe e qëndrueshme në sulmet e rivales.
Kosova me këtë fitore të Majlindës ka siguruar një medalje në Rio, të parën në histori të vendit në debutim te Lojërat Olimpike.
Finalja pritet të zhvillohet nga ora 20e40 (ora e saktë e luftës mund të ndryshojë varësisht nga duelet tjera) ndërsa kundërshtarja është italianja që i befasoi të gjithë Odette Giuffrida.