Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet
{embed="/menu"}

EL CLASICO

El Clasico e veteranëve

El Clasico e veteranëve


15 November, 2012 @15:15

Veteranët e Real Madridit mposhtën ata të Barcelonës në ndeshjen e legjendave të El Clasicove të luajtur mbrëmë në Doha të Katarit. Ndeshja u desht të shkojë në penallti pasi që në kohën e rregullt përfundoi 5-5.

Boudewijn (Bolo) Zenden hapi serinë e golave në këtë ndeshje ekzibicionale për Barcelonën, derisa Georgi (Gica) Hagi barazoi për Realin.

Barcelona përsëri kaloi në epërsi, por në pjesën e dytë Alfonso Perez (që ka luajtur edhe për Barcelonën edhe për Realin) ngriti epërsinë për madrilenët në 5-2. Mendohej se gjithçka përfundoi, por Barça u kthye në lojë me golat e Zendenit, Michael Reizigerit dhe Fernando Coutos, për t’u barazuar 5-5.

Pas penalltive madrilenët dolën më të suksesshëm dhe fituan ndeshjen.

KUSH LUAJTI PËR KË:

 

REAL MADRID: Emilio Álvarez, Míchel Salgado, Fernando Sanz, Francisco Pavón, Fernando Hierro, Manuel Sanchís, Pedja Mijatovic, Alfonso Pérez, Gica Hagi, Emilio Amavisca, Christian Karembeu dhe Iván Pérez.

BARCELONA: Vítor Baía, Michael Reiziger, Miguel Ángel Nadal, Luis Milla, Fernando Couto, Ronald de Boer, Gaizka Mendieta, Boudewijn Zenden, Thomas Christiansen, Jari Litmanen, Jon Andoni Goikoetxea, Francisco Javier Sánchez Jara dhe Felipe Ortiz.


 
Të gjitha lajmet nga