KUQEZINJTË E JAKOVËS
Gjonbalaj te Vëllaznimi
23 November, 2012 @17:50
Prej sot, Malësor Gjonbalaj, është kryetrajner i Vëllaznimit. Ish futbollisti i shumë ekipeve kosovare si Prishtina, Flamurtari, Trepca 89, Drenica, KEK-u e shumë të tjera, Gjonbalaj, do të zëvendësojë në këtë post kryetrajnerin e shkarkuar prizrenas, Skender Shengyli.
Kjo do të jetë përvoja e parë për Gjonbalajn, i cili deri më tani nuk ka qenë në krye të ndonjë ekipi kosovar, derisa punonte në Ministri të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si këshilltar.
Gjonbalaj 34 vjeçar do të merr përgjegjësinë e rikthimit të Vëllaznimit në krye të Superligës, pasi që gjakovarët këtë stinor përveç rezultateve të dobëta kanë edhe golaverazhin më të dobët në Superligë.