RAIFFEISEN SUPERLIGA

COPYRIGHT/ BOROZANI.COM/ Arkiv
Ndahen pikët
2 November, 2012 @17:41
Seria e zezë e Lirisë në ndeshjet si vendase po vazhdon edhe më tej. Prizrenasit kanë shënuar vetëm në javë e parë fitore si vendase dhe që nga ajo kohë, e kanë harruar gëzimin e fitores si vendas.
Në ndeshjen hapëse të javës së XIII të Superligës së Kosovës, në stadiumin e qytetit në Gjakovë, Liria e priti skuadrën nga Vushtrria, Llamkos Kosova.
Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ku golashënues ishin Vedat Muriqi për Lirinë dhe Labinot Jetullahu për Llamkos Kosovën.
Pas këtij barazimi Llamkos Kosova tani i ka 11 pikë dhe është larguar përkohësisht nga fundi i tabelës, kurse Liria ka një pikë më shumë se vushtrriasit.
Nesër do të luan edhe dy ndeshje të tjera të kësaj jave në Superligë që do të fillojnë nga ora 13:00 dhe do të takohen: Besa-Trepça dhe Drenica-Ferronikeli.