Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHIROJA E PARAFUNDIT

Lideri ruan kreun

COPYRIGHT BOROZANI.COM/ Erdis Driza

Lideri ruan kreun


14 November, 2012 @17:07

Prishtina me Dritën kanë zhvilluar njërën ndër ndeshjet më interesante të ditës së sotme, të cilën e fitoi Prishtina 2-1. Ekipi i Afrim Tovërlanit arriti të kalojë në epërsi me anë të golit të kapitenit, Azem Ahmeti, ndërsa Drita barazoi në fillim të pjesës së dytë me golin e Betim Sylës. Mirëpo, në fund ishte përsëri Besnik Krasniqi, që me kokë ngriti epërsinë e kryeqytetasve.

Gjonbalaj arrin fitoren e parë si trajner

Malësor Gjonbalaj ka arritur fitoren e parë si trajner. Vëllaznimi mposhti Drenicën në Gjakovë me një gol të shënuar nga kapiteni Atdhe Gashi, nga gjuajtja e lirë në minutën e 70-të të ndeshjes. Drenica u mundua në minutat e fundit, por nuk arriti që të bëj më shumë për të rrezikuar portën gjakovare.

Guraziu shkëlqen

Fillim Guraziu po shkëlqen. Ai sot ka shënuar dy herë për të mposhtur Hysin. Kështu Hajvalia ka treguar edhe njëherë se janë ekip serioz dhe me sulmues të kalibrit të Guraziut nuk është larg mendsh që të ngriten edhe më në tabelë.

Trepça në një lojë shumë të mirë ka arritur të mposht Lirinë e Prizrenit 3-1. Të dyja ekipet kanë shfaqur lojë mjaft të bukur në pjesën e parë që përfundoi 2-1 për mitrovicasit, mirëpo pas ndëshkimit të Erdogan Brandos me karton të kuq në pjesën e dytë, Liria rrezikoi, e këtë e shfrytëzoi Enis Zabërxha për të shënuar golin e sigurisë në minutën e fundit të ndeshjes.

Liria fundoset edhe më

REZULTATET DHE GOLASHËNUESIT:

 

Hajvalia – Hysi 2-0 (Fillim Guraziu 10, 26)

Trepça – Liria 3-1 (Arben Zhjeçi 6, Shpëtim Babaj 22, Enis Zabërxha 90 – Agron Skeraj 18)

Prishtina – Drita 2-1 (Azem Ahmeti 12, Besnik Krasniqi 72 – Betim Syla 56)

Vëllaznimi – Drenica 1-0 (Atdhe Gashi 70)

Ferronikeli – Besa 1-0 (Fillon Gërbeshi 28)

Nesër:

Kosova V - Trepça 89


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga