Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHIROJA E FUNDIT

Zeka siguron Besën për dimër

E. Krasniqi

Zeka siguron Besën për dimër


18 November, 2012 @16:53

Haxhi Zeka me dy gola të bukura ka arritur që t’ia jep Besës nismën fantastike. E më vonë të rinjtë kanë vazhduar të shënojnë gola derisa Kosova e Vushtrrisë u shkatërrua plotësisht e 90 minutat e ndalën nga debakli edhe më i thellë.

Në ndeshjen derbi të xhiros së fundit të stinorit vjeshtor, Trepça 89 barazoi me Prishtinën në Riza Lushta. Të dy golat erdhën nga ndërprerjet. Së pari prishtinasit shënuan nëpërmjet kapitenit Azem Ahmeti nga penalltia, ndërsa në pjesën e dytë kapiteni i mitrovicasve, Shpëtim Idrizi, nga gjuajtja e lirë barazoi. Ky doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Hysi i Hysni Maxhunit ka nxjerrë fitore ndaj Ferronikelit në minutën e fundit të ndeshjes, ndërsa Drita ka mposhtur Vëllaznimin në Gjilan me dygolëshin e të talentuarit Ruhan Foniqi dhe një gol të Ismet Ramushit nga penalltia. Eurogoli i Alban Gucit, do të mbetet vetëm në kujtesë si gol i bukur, se Vëllaznimit nuk i kreu punë.

REZULTATET DHE GOLASHËNUESIT:

Trepça 89 - Prishtina 1-1 (Shpëtim Idrizi 52 - Azem Ahmeti 12)

Hysi - Ferronikeli 1-0 (Edon Zeqiri 90)

Besa - Kosova V 5-0 (Haxhi Zeka 15, 35, Egzon Gashi 45, 62, Andis Salihu 90)

Drita - Vëllaznimi 3-1 (Ruhan Foniqi 20, 66, Ismet Ramushi 81 - Alban Guci 76)


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga