NDIHMA
Duka, 50’000€ FFK-së
23 November, 2012 @16:38
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Ekzekutiv të FFK-së e cila u drejtua nga kreu i saj, Fadil Vokrri përveç analizës dhe konstatimeve për stinorin e posapërfunduar vjeshtor të Superligës dhe ligave tjera të futbollit i është dërguar edhe një falenderim FSHF-së dhe kreut të saj Armando Duka.
Duka këto ditë ka ndihmuar FFK-në me 50 mijë euro, duke ditur gjendjen e rëndë financiare të Federatës kosovare.
Kështu, Vokrri me kompaninë e tij nuk kanë huqur rastin t’i dërgojnë falenderim Dukës dhe FSHF-së, gjithashtu ata u kanë dhënë vërejtje mediave për mbulim shumë të vogël të ligës së futbollit të femrave.