Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHPËRTHEN MOURINHO

I shan të gjithë

REUTERS/Marcelo del Pozo

I shan të gjithë


25 November, 2012 @10:17

Kryetrajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka sharë gati çdokë pas humbjes së mbrëmshme nga Real Betisi në stadiumin Benito Villamarin të Seviljës mbrëmë.

Portugezi së pari ka fyer ligën për shkak se ka qenë i pakënaqur me kohën për pushim nga ndeshja në Manchester e prej asaj në Sevilla. “Ky është konspiracion,” ka shtuar duke përmendur kohën e shkurtë për përgatitje për ndeshjen e kësaj jave të La Ligas.

Kalendari në kontroll të tjetërkujt

“Një ekip luan të mërkurën në Ligën e Kampionëve dhe të shtunën në kampionat! Kjo nuk guxon të ndodhë, por dikush tjetër e ka kalendarin e garave në kontroll,” ka gjuajtur fjalë Mourinho.

Real Madridit gjatë ndeshjes iu anulua një gol, që u përcaktua si ofsajd nga gjyqtari e më vonë atyre iu mohua edhe një penallti.

“Gjyqatari gaboi rëndë te goli i Benzemas. Ndërsa penalltia ishte shumë e qartë. Mirëpo, Betisi meriton respekt sepse ata kanë luajtur shumë më mirë se Real Madridi. Unë i përgëzojë ata,” ka shtuar Mourinho gjatë shfryrjes.

“Unë jam takuar me të gjithë pas ndeshjes - duka ia uruar fitoren, ata kanë qenë më të mirë se ne sonte,” ka thënë ndër të tjera, Mou.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga