SUPERLIGA E KOSOVËS

COPYRIGHT BOROZANI.COM
Liria në fund
11 November, 2012 @17:19
Drita - Kosova V
Ekipi i Luan Prekazit, Kosova V, si duket ka pasur një ditë me fat sot. Vushtrriasit e kanë zënë Dritën ngushtë duke e mposhtur keq si mysafir 0-4. Kjo ishte fitorja e tretë e vushtrriasve këtë stinor dhe e dyta nën drejtimin e Prekazit.
Besa - Hajvalia
Besa ka vazhduar me serinë pozitive duke e mposhtur Hajvalinë në Shahin Haxhiislami të Pejës. Kapiteni veteran, Haxhi Zeka e ka kryer punën atëherë kur askush nuk priste. Nga largësia me goditje të fuqishme vetëm një minutë para përfundimit të takimit Zeka ka ngritur Besën edhe më.
Trepça 89 - Ferronikeli
Mbrojtësi i Kupës së Kosovës dhe nënkampioni, Trepça 89, nuk ka arritur ta zë Prishtinën në krye të renditjes duke mos arritur të shënojë gol në portën e Ferronikelit.
Liria - Vëllaznimi
Liria përsëri nuk ka arritur të shënojë fitore. Si vendas në Gjakovë, prizrenasit kanë luajtur ndaj Vëllaznimit për arsye tashmë të njohura, por përkundër epërsisë me anë të Agron Skerajt, ata nuk e kanë arritur përsëri fitoren. Myrta ka barazuar shumë shpejtë për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes dhe për ta dërguar Lirinë në fund të tabelës.
REZULTATET DHE GOLASHËNUESIT:
Liria - Vëllaznimi 1-1 (Skeraj 12 - Ylber Myrta 17)
Drita - Kosova V 0-4 (Rashica 19, 75, Jetullahu 60, Maxhuni 80)
Besa - Hajvalia 1-0 (Zeka 89)
Trepça 89 - Ferronikeli 0-0