Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Mjaftuan 8 minuta

REUTERS/Phil Noble

Mjaftuan 8 minuta


24 November, 2012 @12:20

Manchester United nuk lejoi të ndodh ndonjë befasi në ndeshjen kundër Queens Park Rangersit të luajtur sot në kuadër të xhiros së XIII në Premier League.

E gjitha që mundi të bëj skuadra e QPR-së ishte epërsia e tyre në minutën e 52’ me golin e sulmuesit Jamie Mackie. Ndërsa më pas filloi menjëherë dominimi i ekipit të Alex Fergusonit. Jonathan Evans (64’), Darren Fletcher (68’) dhe Javier Hernandez (72’) vetëm brenda 8 minutave arritën që ta tundin tre herë portën e portierit Julio Cesar dhe të vendosin rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore djajt e kuq janë ngritur në krye të tabelës me dy pikë më shumë se Manchester City, që do të jetë nesër mysafire e Chelseat, ndërsa QPR vazhdon të jetë e gozhduar në fund të tabelës me vetëm 4 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League