SERIE A
Fitore e madhe e Milanit
25 November, 2012 @23:39
Milan i Massimiliano Allegrit ka arritur që të shënojë fitoren më të madhe, e ndoshta edhe më të rëndësishme të stinorit deri më sot
Me një gol të Robinhos nga penalltia, rossonerët kanë arritur të shënojnë fitore ndaj rivalit të madh, Juventusit.
Penalltia kur shikohet në xhirim të ngadalësuar ka qenë shumë e lehtë, bile mund të thuhet e paqenë. E portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, preku topin e shutuar nga braziliani Robinho, mirëpo nuk mundi ta ndalë atë në rrugën e tij drejt portës.
Me trepikëshin e marrë Milan ka arritur të ngjitet disa pozita më lartë në tabelë, aktualisht duke u renditur në vendin e nëntë me 18 pikë.
Juventusi, përkundër humbjes që e pësoi – nuk i rrezikohet lidershipi në tabelës, pasi që dallimi me Interin është 4 pikë.
REZULTATI:
Milan – Juventus 1-0 (Robinho 30)