SERIE A
Roma fiton Pescaran
25 November, 2012 @17:29
Roma ka arritur të shënojë fitore shumë të rëndësishme ndaj Pescaras sot si mysafir.
Mattia Destro ka shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e pestë të takimit duke i lënë delfinët në treshen e fundit të tabelës.
Roma me këtë fitore është ngritur në pozitën e pestë, duke kaluar Lazion, të cilët ndeshjen e kësaj xhiroje do ta zhvillojnë tek të martën ndaj Udineses.
Sampdoria gjithashtu është kthjellur pas fitores në xhiron e kaluar në derbin e qytetit. Marinarët e Xhenovës kanë fituar me golin e Andrea Polit Bolognan 1-0.
Ndeshja më interesante e ditës u zhvilluar ndërmjet Torinos dhe Fiorentinës e cila përfundoi me barazim 2-2. Fiorentina po të fitonte do të mund të dilte mbi Interin në tabelë, faktikisht në vendin e dytë, mirëpo djelmoshat e Vincenzo Montellas u desht dy herë të barazojnë udhëheqjen e torinezëve për të shpëtuar një pikë.
REZULTATET:
Torino – Fiorentina 2-2
Sampdoria – Bologna 1-0
Pescara – Roma 0-1
Chievo – Siena 0-0
Atalanta – Genoa 0-1
Palermo – Catania 3-1