SUPERLIGA E KOSOVËS
89’shi mbetet lider
4 November, 2012 @17:33
Trepça 89 - Hysi
Nënkampioni aktual dhe fituesi i kupës, Trepça 89, ka arritur të shënojë fitore shumë të rëndësishme sot në terrenin e vetë.
Mitrovicasit e udhëhequr nga Gani Sejdiu kanë arritur të mposhtin Hysin, që qe disa javë ka hyrë në formë të mirë.
Ibrahim Peci ka kaluar në avantazh mitrovicasit e më vonë Fatmir Tolaj ka shënuar edhe dy të tjerë për rrënim të Hysit dhe ruajtje të vendit të parë në tabelë. Kampioni aktual, Prishtina ka arritur të mposht Vëllaznimin që assesi nuk po arrin të këndellet.
Vëllaznimi - Prishtina
Të dyja skuadrat me trajnerët e rinj në kërkim të fitores kanë pasur presion të madh gjatë gjithë ndeshjes që është vërejtur edhe në fushë, ndërsa në fund Afrim Tovërlani ka dalë fitues në duel ndaj Malësor Gjonbalajt me golin e shënuar nga Liridon Kukaj në minutën e 85-të. Drita e Arbnor Morinës ka shkatërruar Hajvalinë në Gjilan. Me këtë fitore Drita ka treguar edhe njëherë se është kandidat serioz për titull.
Drita - Hajvalia
Me trepikëshin e marrë sot, gjilanasit nuk kanë lënë që dyshja kryesuese, Trepça 89 dhe Prishtina, të largohen nga kreu i tabelës.
REZULTATET DHE GOLASHËNUESIT:
Drita - Hajvalia 4-1 (Bujar Shabani, Xhevdet Shabani, Sevdai Aliu, Bashkim Ahmeti - Besmir Xhika);
Trepça 89 - Hysi 3-0 (Ibrahim Peci, Fatmir Tolaj (2));
Vëllaznimi - Prishtina 0-1 (Liridon Kukaj).