XHIRO XVI
Para pushimit dimëror
13 November, 2012 @17:15
Pasi që ka arritur të mbajë kreun e tabelës edhe me barazim ndaj Drenicës (0-0), Prishtina e Afrim Tovërlanit këtë mesjavë pret Dritën e dërmuar.
Prishtina e cila prej ardhjes së Tovërlanit në krye ka filluar të luajë lojë më sulmuese, do të duhet që të shënojë fitore që të pushojë e qetë para përfundimit të edicionit vjeshtor.
Përcjellësi i parë i Prishtinës, Trepça 89, pas dështimit në ndeshjen e fundit që të barazohet me pikë me Prishtinën, ndeshet të enjten me Kosovën e Vushtrrisë që shkatërroi Dritën në fundjavë (0-4).
Ekipi i Gani Sejdiut do të duhet të përballet me vushtrriasit e Luan Prekazit, të cilët kanë ngritur nivelin e lojës në javët e fundit.
Ndërsa derbi i mesit të tabelës luhet në stadiumin e Flamurtarit, ku Hajvalia pret Hysin.
Xhiroja e XVI e Superligës është e parafundit. Në fundjavë luhen ndeshjet e fundit për gjysmëstinorin aktual të kampionatit elit të Kosovës në futboll.
NDESHJET DHE ORARI I XHIROS XVI:
E mërkurë:
13:00 Vëllaznimi - Drenica 13:00 Trepça - Liria 13:00 Ferronikeli - Besa 13:00 Prishtina - Drita 13:00 Hajvalia - Hysi
E enjte:
13:00 Kosova V - Trepça ‘89