Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEPPI BEFASON

Eliminohet Federer

REUTERS

Eliminohet Federer


23 January, 2015 @8:29

Fituesi i 17 Grand Slam titujve në tenis, Roger Federer, ka pësuar humbjen më të hershme në Australian Open që nga viti 2001, kur gjithashtu u eliminua në raundin e tretë të këtij turneu. 

Italiani Andreas Seppi ia nisi tejet mirë ndeshjes, duke krijuar epërsi 2-0 në sete dhe kur publiku priti kthimin e Federerit 33 vjeçar në lojë (2-1), Seppi fitoi. 

“Vetëm provova që ta luaj tenisin më të mirë që mundem, pasi që kundërshtar e kisha Rogerin. U fokusova në servisin tim, pasi që nuk kam pasur shumë mundësi që ta luftojë servisin e tij,” ka thënë Seppi pas ndeshjes, duke e bërë befasinë më të madhe deri më tani në konkurrencën e meshkujve në këtë vit në Melbourne

Federer llogaritej që do të arrinte shumë më shumë kësaj radhe në Melbourne, derisa ishte bartës i dytë i turneut. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis