AUSTRALIAN OPEN
Eliminohet Wozniacki
18 January, 2014 @13:08
Talentja spanjolle Garbine Muguruza ka arritur të mposht bartësen e dhjetë në Australian Open, Caroline Wozniacki, duke shkaktuar befasinë e parë të madhe në Melbourne.
E lindur në Venecuelë, 20 vjeçarja Muguruza, për herë të parë arrin në të tetën e finales së një Grand Slami në karrierë, në një fitore ku tregoi më shumë se vetëm dëshirë.
Loja e saj e shtyente në gabime ish numrin një të botës, Wozniacki, gjë që në fund rezultoi me fitoren e madhe të spanjolles.
“E dini, ndonjëherë ndodh… Nuk i shfrytëzon rastet dhe ndodh. I kisha rastet e mija nuk i shfrytëzova,” ka thënë e dëshpëruar Wozniacki që u eliminua nga Australian Open.
Talentja Muguruza do të ndeshet tash me bartësen e pestë të turneut, polaken Agniezka Radwanska.