Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E PAPRITUR

Engin Gençoglu largohet nga KB Trepça?!

Engin Gençoglu, në ndeshjen e dytë të serisë finale të PlayOffit/ Foto: FBK

Engin Gençoglu largohet nga KB Trepça?!


10 May, 2023 @13:22

Një ngjarje fare e papritur ka ndodhur një ditë para ndeshjes së tretë të serisë finale të PlayOffit të Superligës, derisa mediat e ndryshme raportojnë për ndarjen e rrugëve në mes të trajnerit turk Engin Gençoglu me KB Trepçën.

KB Trepça pret KB PejënMinatori në ndeshjen e tretë të serisë finale nesër, derisa rezultati aktual është 1-1! Mitrovicasit gjithashtu kanë epërsinë e terrenit vendas në serinë finale.

Në anën tjetër Koha.net ka kontaktuar trajnerin turk, që nuk ka pranuar të flasë, ndërsa Gençoglu i ka thënë atyre që të kontaktojnë me Lindrit Misinin, zyrtar i lartë i klubit.

Trepça në ndeshjen e dytë të serisë pësoi humbjen më të thellë gjatë PlayOffit duke u mposhtur 107-79 në Karagaç, ndërsa kryetrajneri turk i mitrovicasve kishte thënë se ai merr përgjegjësinë për këtë humbje të thellë.

Gençoglu 43-vjeç fitoi me Trepçën Kupën e Kosovës gjatë muajit shkurt të këtij viti, ndërsa ishte trajneri i tretë i xehetarëve këtë stinor pas bullgari Ljubomir Minchev dhe verimaqedonasit Aleksandar Jonchevski.

KB Trepça ende nuk ka bërë asgjë zyrtare sa i përket informacioneve për largimin e trajnerit të tyre.


 
Të gjitha lajmet nga