YLLI - TEUTA

Erjon Kastrati dërgon Yllin në finale të Ligës Unike
20 April, 2022 @18:57
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës Unike, Ylli duke e mposhtur Teutën me pikët e Erjon Kastratit me rezultat 84-82, u bë finalisti i parë në Ligën Unike.
Pas çdo çereku, epërsia ka ndryshuar në këtë ndeshje. Së pari çerekun e parë e mbylli në epërsi Ylli me rezultat 21-15, më pas Teuta e morri epërsinë në çerekun e dytë 36-38.
Në dy pikë epërsi kaloi Ylli në çerekun e tretë, kurse në sekondat e fundit rezultati ishte i ngushtë. Teuta e barazoi rezultatin me Tyler Peterson, por në sekondat e fundi në skenë doli Erjon Kastrati dhe shënoi 2 pikët e fundit të skuadrës dhe ia solli fitoren Yllin.
Koshashënuesi më i mirë te Ylli ishte Mikaile Tmusic me 23 pikë, derisa shkëlqyen edhe Erjon Kastrati me 22 pikë dhe Henrik Sirko me 17 pikë, 10 kërcime e 7 asistime.
Te Teuta Nasir Core ishte më i dalluari me 23 pikë, kurse u veçuan edhe Tyler Peterson dhe Frenki Lilaj me nga 13 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.
Kampioni aktual Ylli nesër në finale do të përballet me fituesin nga dueli Peja-Prizreni, kurse Teuta me humbësin nga ky duel do të takohet për vendin e tretë.