Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSKLUZIVE

Fakte nga All Star Kosova

BOROZANI/Erdis Driza

Fakte nga All Star Kosova


18 February, 2013 @18:41

Borozani që ka qenë mediumi i vetëm mbrëmë që ju ka informuar drejtpërdrejtë për ndeshjen All Star, e tash do t’ju jep edhe informata tjera interesante nga ndeshja. 

Dardan Berisha ka qenë koshashënuesi më i mirë i përfaqësueses sonë, të udhëhequr nga Arben Krasniqi, mirëpo Fisnik Rugova ka qenë i vetmi që ka bërë double-double në ndeshje. 

Vetëm katër lojtarë kanë shënuar pikë dyshifrore mbrëmë, ndërsa për asistime numri një ka qenë kush tjetër pos Samir Shaptahovicit. 

Interesant është fakti se prej se Bashkimi mbeti pa Urim Zenelajn, nuk kishte asnjë lojtar në përfaqësuese, ndërsa për dallim nga viti i kaluar Arben Krasniqi, nuk kishte ftuar Elvan Iljazin, që gjithashtu ka kaluar në RTV 21 këtë gjysmëstinor nga Bashkimi. 

Gjithashtu, në përfaqësuese kësaj radhe nuk kishte vend as për Rron Grapcin e Pejës, i cili ka qenë pjesë e përfaqësues në stinorin e kaluar, të cilit edhe i është ulur minutazha në ekip pas super transferëve të pejanëve.

Trepça dhe Sigal Prishtina kishin më së shumti basketbollistë në përfaqësuesen tonë, nga katër, derisa Peja u prezentua me tre e RTV 21 me një basketbollist. 



FAKTE NGA ALL STAR KOSOVA

Dardan Berisha (Peja/ Kosova) 19 pikë/ 1 bllokadë/ 2 asistime/ 1 kërcim Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes
Fisnik Rugova (Sigal Prishtina/ Kosova) 16 pikë/ 10 kërcime Double-double i vetëm në ndeshje
Samir Shaptahovic (Peja/ Kosova) 3 asistime Top asistuesi i Kosovës dhe i ndeshjes
Dardan Berisha (Peja/ Kosova) 3 treshe Top snajperi i Kosovës në ndeshje


TOP SHËNUESIT E KOSOVËS:

1 Dardan Berisha Peja 19 pikë
2 Fisnik Rugova Sigal Prishtina 16 pikë
3 Edmond Azemi Sigal Prishtina 14 pikë
4 Drilon Hajrizi Trepça 12 pikë
5 Gazmend Asllani Trepça 8 pikë


PESËSHJA E PARË E KOSOVËS:

1 Edmond Azemi Sigal Prishtina
2 Samir Shaptahovic Peja
3 Dardan Berisha Peja
4 Drilon Hajrizi Trepça
5 Fisnik Rugova Sigal Prishtina

 
Të gjitha lajmet nga