Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SLAM DUNK

Fluturoi Terrence Ross

REUTERS/Jeff Haynes

Fluturoi Terrence Ross


17 February, 2013 @16:25

Lojtari rookie Terrence Ross, nuk ishte favorit  aspak në skuadrën e Lindjes, sepsë aty ishin dy “fluturuesit” si Gerald Green e James White. Por gjërat për këta dy lojtarë nuk ecën siç planifikuan, ku Ross arriti t’i eliminoi në raundin e parë Greenin e White-në.

Në raundin e dytë, kundërshtari i Rossit, ishte kampioni i vitit të kaluar Jeremy Evans. Këtu fituesi u caktua me anë të votave të shikuesve nga mbarë bota.

Ross fitoi më shumë vota se Evans dhe pas Vince Carterit u bë lojtari i dytë i cili e solli këtë trofe në Toronto. Ross gjithashtu bëri një ngulitje me fanellën e Vince Carterit, ku i ndihmoi sado pak në votime.


 
Të gjitha lajmet nga NBA