ALL STAR

REUTERS/Lucy Nicholson
Team Chuck fiton përsëri
16 February, 2013 @14:47
Vikendi i All Starit ia nisi dje me fitoren e skuadrës së Charles Barkley. Ndeshja e cila është e njohur me emrin Sophomores-Rookies, në dy vitet e fundit po luhet me emrin Team Chuck dhe Team Shaq.
Dy lojtarët legjendarë të historisë së NBA-së Charles Barkley dhe Shaquille O’Neal, të cilët kanë formuar skuadrën e tyre me lojtarët, që janë duke e përjetuar vitin e dytë dhe të parë të karrierës së tyre, për herë të dytë u ndeshën me këtë format.
Përsëri fitues doli Charles Barkley, ku skuadra e tij e theu rekordin e pikëve më të shënuara me 163 sosh.
MVP i ndeshjes u zgjedh Kenneth Faried, i cili luajti me 40 pikë e 10 kërcime. Ai gjithashtu do të jetë edhe në garën për ngulitje.